Bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi ndodhet në Hagë, kur kanë mbetur pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo dhe familjarë të tjerë që nga dje kanë nisur t’i kryejnë vizitat e fundit para se të jepet verdikti nga katërshja e gjykatësve të Speciales dhe gjithashtu atje ta presin shpalljen e aktgjykimit.
Nga Hagës, Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke u shprehur e bindur se do të jetë beteja e fundit për fitore. ‘Nga beteja në betejë.
Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund,’ ka shkruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





