Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur pikëllimin pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetes dhe mjekes, Flora Brovina.
Konjufca ka vlerësuar lart kontributin profesional dhe atdhetar të Brovinës gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Ai ka theksuar se ajo vuri dijen dhe profesionin e saj në shërbim të vendit gjatë periudhës më të rëndë për Kosovën, ofruar kujdes mjekësor për gratë dhe fëmijët e prekur nga lufta dhe dhuna.
Konjufca ka përmendur edhe arrestimin dhe dënimin e Brovinës gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit.
Pas luftës, Brovina angazhohet në politikë dhe institucionet e Kosovës si deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ministri Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes Brovina, miqve dhe bashkëveprimtarëve, duke theksuar se vepra e saj do të mbetet e pashlyeshme në historinë e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





