Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka folur në TV Dukagjini për përjetimin e familjes gjatë paraburgimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai tha se familja e ka përjetuar rëndë arrestimin e Thaçit, por edhe të të tjerëve Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, sipas tij, kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.
Gani Thaçi kujtoi edhe vdekjen e babait të tyre, duke thënë se më e rëndë se vetë vdekja ishte moslejimi i Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrim. “Përjetimi i familjes ka qenë i rëndë.
Asnjëherë nuk e kemi menduar që një çlirimtar ose disa burra që i prinë luftës, që sakrifikuan shumë do të na burgosen… përjetimi ka qenë i rëndë, edhe për vëllaun, edhe për bacën Jakup, Rexhën e Kadriun.
Janë disa burra që zor që lindin më… Pastaj, vdekja e babait, sa na tronditi vdekja, më shumë na trondimi moslejimi i Hashimit me ardh në varrim. ishte tri ditë përpara, e pa të gjallë.
Barnat që i kishte esenciale, deri ditën që e ka vizituar Hashimi i ka përdorur, si ka shkuar Hashimi andej ka thënë më si dua ato barna… Kështu nëna është duke pritur, po presim të gjithë.
Ishalla lirohen të gjithë.
Dhe atëherë e shohim çlirimin e Kosovës definitiv, sepse kishim pas menduar që u çliruam, por s’ka ndodhur kund në botë që të merren çlirimtarët.
Sepse s’kemi bërë luftë të padrejtë, por të drejtë”, ka thënë ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





