Takim konsultativ për zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën, më 18 gusht, në orën 09:00.

Ftesa është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës dhe është dërguar përfaqësuesve të subjekteve politike.

Takimi synon të diskutojë për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe për zgjedhjen e një presidenti konsensual për Kosovën.


- Advertisement -

LDK dhe Vetëvendosje kanë shprehur qëndrime të ndryshme për këtë çështje.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *