Ka ndërruar jetë Hajrije Behrami-Xhema nga fshati Kozhicë i Skenderajt, motra e heroit Smajl Behrami, i cili ra në betejën e Likoshanit dhe Qirezit.
Lajmin e njoftoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke shprehur ngushëllime familjarëve. ‘Lufta ia mori njerëzit më të shtrenjtë të jetës.
I mori vëllain e vetëm, Smajlin, dhe vajzën e saj, Zahiden.
Ajo ishte një nënë që historia nuk duhet t’i harrojë.
U prehtë në paqen e përjetshme shpirti yt.
Lavdi kujtimit të Smajlit dhe Zahides.
E dhimbja e Hajrijes mos u harroftë kurrë’, shkroi Musliu.
Disa njerëz largohen fizikisht, por vuajtja dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e historisë tonë.
Ngushëllime për familjet Behrami e Xhema dhe të gjithë ata që i njohën. -Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





