Këngëtarja kosovare-britanike Rita Ora ka ndarë disa foto nga ditët e saj të verës në Instagram, ku shfaqet në bikini dhe tregon formën e saj të shkëlqyer.
Përkushtimi i saj ndaj ushtrimeve fizike po jep rezultate, duke e mbajtur atë në formë optimale.
Rita gjithashtu ka njoftuar fanatikët për performancën e saj në Poloni, duke shkruar: “Vera nuk ka përfunduar ende.
Shihemi sonte 🇵🇱 në @bittersweetmusicfestival, në skenën Bittersweet në orën 19:00!!
Mezi pres të laget bashkë me ju të gjithë”.
Këngëtarja ka qenë e angazhuar me koncerte dhe performanca në disa vende të Evropës, duke vazhduar turin e saj muzikor në Austri, Finlandë, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





