Studentët e Prishtinës dhe Prizrenit mbështesin protestën ‘Jo në emrin tim’ për miratimin e ligjit për UÇK-në

Parlamentet studentore, organizatat dhe këshillat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë shprehur mbështetje për protestën gjithëpopullore të iniciativës “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet nesër, më 5 tetor, duke filluar nga ora 08:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këto struktura studentore janë angazhuar për mbështetje të protestës dhe për kërkesën për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në.

Mbështetje për këtë protestë kanë shprehur: – Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; – Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren; – Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”; – Organizata studentore “Reforma”; – Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së; – Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit; – Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik.


- Advertisement -

Nëpërmjet shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë janë bashkuar në mobilizimin për pjesëmarrje dhe në kërkesën drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit. “Ligji për UÇK-në duhet të kalojë nesër!”, është mesazhi i afishës së protestës, e cila është shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.

Tubimi është thirrur për mëngjesin kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e ligjit.

Ndërkohë, organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para seancës.

Mbështetja e strukturave studentore i shtohet kërkesës së protestuesve që, prej 19 ditësh, po kërkojnë miratimin pa vonesë të ligjit që mbron UÇK-në dhe çlirimtarët.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *