Protesta në Prishtinë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku një grup qytetarësh ka paralajmëruar se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para Kuvendit të Kosovës.

Për këtë qëllim, janë vendosur tendat para objektit të Kuvendit, ku protestuesit pritet ta kalojnë natën.

Kjo protestë zhvillohet një ditë para se Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë plenare, e cila është caktuar për të hënën në orën 09:00.


- Advertisement -

Në rendin e ditës së kësaj seance është paraparë shqyrtimi i një projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Për të hënën janë paralajmëruar edhe dy protesta të tjera pranë Kuvendit.

Platforma “Jo në Emrin Tim” ka bërë thirrje për protestë nga ora 08:00, ndërsa në orën 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar gjithashtu protestë.

Këto protesta pasojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku katër ish-krerë të UÇK-së u dënuan me burgim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *