Supermodelja Heidi Klum ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë Javës së Modës në Paris, duke e sjellë me vete vajzën e saj 16-vjeçare, Lou Sulola Samuel, në sfilatën e Andreas Kronthaler për Vivienne Westwood. 53-vjeçarja u shfaq shumë elegante me një kostum të bardhë, i cili përfshinte një xhaketë me dekolte të theksuar dhe një fund sateni.
Pamjen e saj e kompletoi me një varëse që kishte shkruar “chaos”.
Ndërkohë, Lou zgjodhi një fustan të shkurtër prej materiali në ngjyrë kafe, të cilin e kombinoi me taka shumë të larta.
Nënë e bijë morën pjesë në prezantimin e koleksionit “Womenswear Spring/Summer 2027”, që u zhvillua në Palais de la Femme.
Në rreshtin e parë të sfilatës ishin të pranishëm edhe emra të njohur si Jaden Smith, Rose McGowan, Adriana Lima dhe Paris Jackson.
Heidi Klum ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj jave në Paris.
Ajo ka marrë pjesë edhe në eventin e Louboutin, ku u shoqërua me emra të njohur si Maya Jama dhe Cynthia Erivo, ndërsa ishte e pranishme edhe në festën “Paris With Love” së bashku me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz.
Modelja është gjithashtu pjesëmarrëse aktive në sfilatat e këtij edicioni të Javës së Modës në Paris, pasi ka parakaluar në “L’Oreal Paris Le Defile” dhe në sfilatën e Ottolinger për koleksionin Pranverë/Verë 2027.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





