Shtatë persona përmendur në aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit: Çfarë ndikimi kanë këto emra në rastin e tyre?

Shtatë persona u përmendën si pjesë e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’ në aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, çfarë nënkupton kjo për shtatëshen, dhe a mund të përballen ata me pasoja juridike?

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.


- Advertisement -

Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’.

Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi ‘ishin zbatues të zellshëm të qëllimit kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët’.

Si e përshkroi Specialja ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’?

Trupi gjykues e mbështeti ekzistencën e ‘qëllimit të përbashkët kriminal’ në faktorë si: vrasjet e shqiptarëve të dyshuar si kolaboracionistë dhe të serbëve, komunikatat politike, luftën speciale, qendrat e ndalimit dhe tolerancën, pranimin dhe inkurajimin e krimeve ndaj kundërshtarëve.

Sipas gjyqtarëve, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së i kishin caktuar vetes dhe të tjerëve role e pozita, përmes të cilave ‘kontrolluan zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal’. ‘Kriminalizim retrospektiv’ i udhëheqjes së UÇK-së Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e quan ‘të paprecedentë’ mënyrën se si Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci u emërtuan në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), ai tregon se në aktgjykime të tilla mund të thuhet se dikush ka ‘vepruar në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur’.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *