Enver Hoxhaj: Vendimi i Hagës është agresion ndaj Kosovës, duhet të kundërpërgatitemi

Deputeti dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është agresion ndërkombëtar ndaj Kosovës. ‘Ne do të duhej ta ripozicionojmë komplet skenën tonë politike, se si t’i qasemi kësaj teme.

Kjo është goditja ma e madhe.

Ky është një agresion ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës.


- Advertisement -

Para 2-3 vitesh e kemi pas agresionin në Banjskë, kjo goditje është agresion ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Hapi i parë duhet të jetë që deputetët të nisin t’i mbledhin nënshkrimet dhe të fillojnë procesin e zhbërjes së gjykatës.

Unë jam i pari që jam i gatshëm ta japë nënshkrimin,’ ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj th se me vendimin e djeshëm të padrejtë të hagës, është goditur historia dhe identiteti i Kosovës. ‘U godit identiteti jonë, u godit edhe e tashmja e Kosovës, por mendoj që u godit edhe lufta jonë për pavarësi edhe legjitimiteti i shtetit tonë të pavarur, prandaj kjo është një situatë komplet e re politike, janë rrethana të reja politike, unë mendoj që ne duhet ta rimendojmë qasjen tonë si politikë në Kosovë,’ tha ai, në Rtv21.

Hoxhaj gjithashtu tha se vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk do të jetë kurrë i pranueshëm. ‘Nëse gjykata thotë se udhëheqësit e UÇK-së kanë pasur qëllim kriminal dhe kanë ndjekur plan kriminal është fyerje më e madhe që i bëhet popullit të Kosovës, qytetarëve të saj, një vendim i tillë është i papranueshëm, një vendim të tillë kurrë nuk duhet ta pranojmë përtej asaj që shkon në apel dhe duhet të ankimohet, populli i Kosovës në çdo formë, çdo mënyrë këtij vendimi duhet t’i thotë JO,’ tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *