Phoebe Dynevor, ylli i Bridgerton, martohet me producentin Cameron Fuller

Phoebe Dynevor, ylli i serialit të njohur ‘Bridgerton’, është martuar me producentin Cameron Fuller. Çifti u martua pas më shumë se dy vitesh fejesë dhe aktorja e ndau lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në Instagram.

Aktorja shkroi shkurtimisht përkrah fotove: ‘U martova me shokun tim më të mirë’.

Dynevor eci drejt altarit në një kështjellë në Provence të Francës, e veshur me një fustan nusërie të bardhë të ngushtë pa rripa dhe me detaje dantelle.


- Advertisement -

Ajo e kompletoi pamjen me një shall të gjatë rreth qafës dhe një vello mëndafshi që i vishte nga pas. ‘Isha shumë e emocionuar.

Ishte pikërisht ajo që doja, edhe pse nuk isha as e vetëdijshme më parë’, tha aktorja.

Dynevor kishte gjithashtu një mesazh për ata që nuk e kanë gjetur ende dashurinë: ‘Mund të takoni vërtet njerëz në klub.’ Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *