Shaip Kamberi: Integrimi i Shqiptarëve në Komunat e Luginës është Prioritet

Shaip Kamberi është deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Ai përfaqëson shqiptarët në Parlamentin e Serbisë dhe ka ambicie që numri i deputetëve shqiptarë të rritet pas zgjedhjeve të 25 tetorit, që pritet të mbahen në Serbi. “Kërkesa bosht e shqiptarëve të Luginës në këto zgjedhje është integrimi në organet shtetërore në komunat tona.

Kërkesa mund të bëhet në një dokument, ashtu siç është bërë në vitin 2013”, ka thënë Shaip Kamberi.


- Advertisement -

Gjithashtu, ai ka trajtuar edhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në rajon. “Në Medvegjë, Serbia ka bërë spastrim etnik administrativ.

I ka larguar nga trojet e veta mbi 5 mijë shqiptarë.

Nëse i shikon statistikat, vërehet se numri ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit”, theksoi Shaip Kamberi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *