Ushtarë shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë realizuar një seri marshimesh këmbësore në terrene malore dhe të vështira në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky aktivitet kishte si qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim.
KFOR-i thekson se trajnimet e rregullta në terrene të ndërlikuara u japin mundësinë pjesëtarëve të misionit të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën në terren.
Po ashtu, këto aktivitete kontribuojnë në aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë Kosovën, në kuadër të angazhimit të misionit për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




