Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm.
Të shtunën pritet që të kemi diell me disa vranësira të shpërndara, ndërsa të dielën do të kemi reshje shiu dhe një rënie të temperaturave.
Sipas parashikimit, të shtunën moti do të karakterizohet kryesisht nga dielli dhe vranësira të shpërndara, ku në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




