Po mbahet seanca e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti i LVV-së, Avni Dehari.
Deputetët pritet të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët në seancën e sotme.
Kuvendi pret të konstituohet sot, pasi kishte ndërprerje prej 8 gushtit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte kërkuar kohë shtesë për marrëveshjen politike për presidentin para se të vazhdohet me konstituimin.
Partitë opozitare kanë kërkuar vazhdimisht që seanca të vazhdojë.
Marrëveshja për presidentin u arrit më 31 gusht, por mbetet e paqartë nëse do të mjaftojë për të mbyllur konstituimin në të mërkurën e ardhshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





