Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu vazhdon si ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.

Albulena Haxhiu, si kryeparlamentare e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, filloi ta ushtronte detyrën e presidentes më 4 prill, kur Vjosa Osmanit i mbaroi mandati.

Ajo sot u rizgjodh kryeparlamentare dhe nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, ka pasur zëra se ajo mund ta vazhdojë ushtrimin e detyrës së presidentit edhe për një periudhë tjetër gjashtë mujore, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet këtë muaj.


- Advertisement -

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”…

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *