Seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës ndërpritet për Mungesë Marrëveshjeje Politike

Edhe pas përfundimit të pauzës prej 30 minutash të kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ende nuk ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pauza u kërkua pas mungesës së marrëveshjes ndërmjet partive politike parlamentare lidhur me mënyrën sesi do të votohet për nënkryetarët e Kuvendit.

Partitë politike kanë paraqitur propozimet e tyre për nënkryetarë, por mosmarrëveshjet rreth mënyrës së votimit kanë bërë që seanca të shkojë në pauzë.


- Advertisement -

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare.

Haxhiu e ka ndërprerë aktualisht votimin për nënkryetarët e Kuvendit, pas një konsultimi të shkurtër që kishte me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me formën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.

Ajo tha se ka propozim që nënkryetarët të votohen në pako, por për këtë ka mospajtime.

Nënkryetar nga LVV-ja: Ardian Gola, nga PDK-ja: Vlora Çitaku, nga LDK-ja: Kujtim Shala, nga komuniteti serb: Slavko Simiq, nga komuniteti joshumicë: Emilia Rexhepi.

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka marrë 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenuan.

Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Nis seanca e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti i LVV-së, Avni Dehari.

Në seancën e sotme deputetët pritet të konstituojnë Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Kuvendi pret konstituimin sot.

Seanca konstituive e Kuvendit nuk vazhdoi për një muaj të plotë prej ndërprerjes së fundit më 8 gusht.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte pranuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që t’u jepet kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike për presidentin para se të vazhdohet me konstituim të Kuvendit.

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës [PDK] dhe Aleanca kanë bërë thirrje vazhdimisht gjatë muajit gusht që seanca konstituive të vazhdohej duke shkuar çdo 48 orë në sallën e Kuvendit.

Marrëveshja politike për presidentin u arrit më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së.

Megjithëse votat për kandidatin nuk janë tashmë të sigurta, mbetet e paqartë nëse veç dakordimi për emrin e tij do të mjaftojë që deputetët ta mbyllin të mërkurën konstituimin apo do të kërkohet sërish kohë shtesë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *