Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci kritikoi deklaratën e deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë propozimit të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Nagavci tha se propozimi ‘në emër të popullit serb’ ashtu sikurse mos pajtimi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve bëri që seanca të shtyhet për të premten.
Sipas saj është e paarsyeshme që që 53 deputetë të LVV-së t’i japin votën bllanko për nënkryetarë atyre që kanë vendosur ta çojnë vendin në zgjedhje. ‘Ndërkohë që kërkojnë votë për nënkryetarë, kemi edhe deklarata të tyre që nuk e votojnë kandidatin për president’, tha Nagavci për kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.
Sipas saj për LVV-në është shumë e rëndësishme që të ketë edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhje të presidentit sa më shpejt.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





