Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ka marrë 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenuan, raporton Zeri.info.
Ka nisur seanca e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti i LVV-së, Avni Dehari.
Në seancën e sotme deputetët pritet të konstituojnë Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, transmeton Zeri.info.
Në seancë janë të pranishëm janë 103 deputetë.
Seanca konstituive e Kuvendit nuk vazhdoi për një muaj të plotë prej ndërprerjes së fundit më 8 gusht.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kishte pranuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që t’u jepet kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike për presidentin para se të vazhdohet me konstituim të Kuvendit.
Partitë opozitare, PDK dhe Aleanca, kanë bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend.
Marrëveshja politike për presidentin u arrit më 31 gusht midis LVV-së dhe LDK-së.
Megjithëse votat për Bekim Sejdiun nuk janë të sigurta, mbetet e paqartë nëse dakordimi për emrin e tij do të mjaftojë për të mbyllur konstituimin apo do të kërkohet kohë shtesë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





