Lëvizja e madhe e mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë ka ndikuar në rritjen e kohës së pritjes në disa pikat kufitare.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë aktualisht është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku udhëtarët presin deri në 40 minuta dhe kolonat e automjeteve shtrihen nga 60 deri në 70 metra.
Në pikën kufitare Merdar, pritja për hyrje në Kosovë lëviz nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në Vërmicë pritja është rreth 10 deri në 15 minuta.
Në Bërnjak, koha e pritjes varion nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, nga 3 deri në 10 minuta.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





