Modelja Winnie Harlow shfaqet në një veshje të guximshme në New York

Modelja, Winnie Harlow, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë një mbrëmjeje në restorantin Chez Margaux në New York, ku u shfaq me një veshje të guximshme me elemente transparente.

Harlow, 31 vjeçe, zgjodhi një kostum njëpjesësh me motive zebre dhe detaje transparente, duke kombinuar dukjen me një vizor në të njëjtin stil.

Si një nga modelet më të njohura të industrisë së modës, ajo publikon shpesh në Instagram fotografi me veshje provokuese, përfshirë edhe paraqitje me rroba banje, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Në një postim të fundit, Harlow ndau momente gjatë aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, duke promovuar markën e saj Cay Skin, të cilën e lansoi në vitin 2022.

Modelja ka treguar se ideja për krijimin e markës erdhi pasi pësoi djegie të rëndë nga dielli gjatë një fotosesioni, kur, sipas saj, fotografi nuk donte që ajo të riaplikonte kremin mbrojtës, pasi i jepte lëkurës një nuancë blu. ‘Deri në ditën e dytë të xhirimeve isha aq shumë e djegur, saqë mjekët duhej të vinin për shkak të dhimbjes dhe inflamacionit’, kishte deklaruar ajo për Allure në vitin 2022.

Harlow tha se kjo përvojë e shtyu të krijonte Cay Skin. ‘Doja ta zhdukja idenë se njerëzit me ngjyrë nuk kanë nevojë për krem mbrojtës nga dielli.

Nuk është aspak e vërtetë.

Melanina e askujt nuk është e mjaftueshme për t’i mbrojtur nga rrezet e diellit’, u shpreh ajo.

Modelja theksoi se kujdesi ndaj diellit është kujdes për lëkurën dhe Cay Skin është për të gjithë ata që janë nën diell’.

Harlow ka folur edhe më parë për rrugëtimin e saj në modë, duke thënë se për shkak të vitiligos ‘nuk ishte menduar kurrë të bëhej modele’.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *