Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez Bezos në vizitë misterioze në Australi: Detajet e fundit

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez Bezos, janë parë në Australi gjatë një udhëtimi që ka ngjallur kureshtje, pasi arsyeja e vizitës së tyre nuk është bërë ende publike. Çifti mbërriti në Sydney me një avion privat luksoz dhe vetëm pak orë më vonë u fotografua duke darkuar në një nga restorantet më të njohura të qytetit.

Pas mbërritjes, Bezos dhe Lauren u panë në restorantin luksoz ‘Mimi’s’ në zonën e Coogee, të shoqëruar nga truproja që kujdeseshin për sigurinë e tyre gjatë gjithë kohës, shkruan DailyMail.

Prania e çiftit tërhoqi vëmendjen e klientëve dhe të mediave lokale.


- Advertisement -

Të dielën, ata u fotografuan duke u ngjitur në Urën ikonike të Portit të Sidneit, një nga atraksionet më të famshme turistike në Australi.

Të pajisur me kostume dhe pajisje sigurie, Jeff dhe Lauren morën pjesë në ngjitjen së bashku me producentin e njohur amerikan Brian Grazer, bashkëshorten e tij Veronica Smiley Grazer dhe një udhërrëfyes profesionist.

Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve, çifti mbërriti në Sydney me avionin privat Gulfstream G700, një prej avionëve më luksozë në botë, pas një qëndrimi treditor në Fixhi.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *