Një hapësirë e shënuar me të verdhë në mes të kryqëzimit në Prishtinë, e njohur si ‘Kutia e Verdhë’, synon të lehtësojë qarkullimin në zonat më të frekuentuara.
Komuna e Prishtinës ka vendosur këtë shenjëzim për të bërë qarkullimin më efikas dhe të sigurt në kryeqytet.
Megjithatë, ekspertët pohojnë se rregullat e trafikut nuk duhet të bazohen vetëm në ‘Kutinë e Verdhe’, por edhe në sinkronizimin e semaforëve për një qarkullim më të shëndetshëm.
Shoferët që nuk respektojnë këtë rregullovë mund të përballen me gjoba.
Në anën tjetër, Policisë së Kosovës i janë drejtuar pyetje për numrin e gjobave për këtë shkelje, por ende nuk ka përgjigje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





