Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër për herë të parë: prezantohet vogëlushja Lena Rose

Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi, dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Pavard përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi fotografitë e para me familjen e tij dhe zbuloi se çifti është bekuar me një vajzë.

Vogëlushja është pagëzuar me emrin Lena Rose Pavard.


- Advertisement -

Edhe pse fotografitë u publikuan vetëm tani, detajet e rripit të maternitetit tregojnë se ajo ka ardhur në jetë më 17 qershor 2026, çka tregon se çifti e ka mbajtur të fshehtë lindjen për disa javë. “Bota ime e tërë.

Bekimi ynë më i madh”, ka shkruar Pavard krahas fotografive emocionuese me partneren dhe të porsalindurën.

Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Kleofina konfirmoi publikisht shtatzëninë e saj, duke ndarë në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *