Majori Bujar Ferizi diplomohet me sukses në programin e lidershipit në Hamburg

Majori Bujar Ferizi ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

Programi zgjati 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane dhe 12 muaj studime në Kolegj, me fokus në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak dhe sigurinë ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në program ishin 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme, ku Majori Bujar Ferizi përfaqësoi me sukses Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *