Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ironizon padinë e ngritur nga Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, duke theksuar se pritet me interes përballja gjyqësore.
Behrami shprehet se përgjatë kohës Gërvalla është akuzuar për gjuhë përçarëse dhe denigruese, ndërsa tani e padit për shpifje.
I padituri thotë se është në pritje të përballjes në gjykatë me Gërvallën, ndërkohë që ironizon akuzat që i janë drejtuar asaj në të kaluarën.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





