Wai Ching Ho ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në teatër, televizion dhe kinema.
Aktorja u bë e njohur për publikun me rolin e Madame Gao në serialet e Marvel, si ‘Daredevil’, ‘Iron Fist’ dhe ‘The Defenders’.
Ajo interpretoi gjithashtu gjyshen e personazhit të Constance Wu në filmin ‘Hustlers’ të vitit 2019, shkruan DailyMail.
Familja e saj konfirmoi lajmin e hidhur përmes një deklarate, ku falënderoi publikun për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe kujtimet e ndara për aktoren.
Pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta, kolegë dhe bashkëpunëtorë i kushtuan homazhe aktores.
Aktori Peter Shinkoda shkroi se nuk do ta harrojë kurrë dhe se kishte mësuar shumë prej saj, ndërsa aktorja Mahira Kakkar e cilësoi Wai Ching Ho si një artiste të jashtëzakonshme dhe një frymëzim për shumë aktorë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





