Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, duke argumentuar se procesi zhvillohet në rrethana që, sipas tyre, nuk garantojnë pavarësi institucionale.
Organizatat theksojnë se RTK po përballet me presion politik në disa nivele, duke e bërë procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm të papavarur dhe jo profesional.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





