Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit kanë vlerësuar se procedura është zhvilluar në mënyrë transparente, objektive dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se procesi ka qenë transparent dhe pa favorizim, ndërsa Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerësoi se janë respektuar standardet ligjore dhe rregullative.
Pas nominimit të Zejnullah Gashit nga KPK-ja, procesi tashmë kalon në Presidencë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





