Politologu Bardhyl Mahmuti i fton gjyqtarët e Hagës të shmangin gabimet historike në drejtësi

Politologu dhe shkrimtari Bardhyl Mahmuti ka dërguar një letër trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i ftuar gjyqtarët që, gjatë përpilimit të vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbështeten në jurisprudencën ndërkombëtare dhe t’i shmangin, siç thotë ai, “gabimet historike” në drejtësi.

Mahmuti e krahason procesin gjyqësor në Hagë me “Çështjen Dreyfus”, duke kujtuar 120-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Kasacionit të Francës që shpalli të pafajshëm kapitenin Alfred Dreyfus.

Sipas tij, rasti Dreyfusi mbetet një shembull historik për juristët lidhur me rrezikun e ndikimeve politike dhe institucionale në vendimmarrjen gjyqësore.


- Advertisement -

Ai përmend figurat franceze që mbrojtën pafajësinë e Dreyfusit, si Georges Picquart dhe Émile Zola, duke theksuar se “heshtja ndaj së vërtetës të bën bashkëfajtor në padrejtësi”.

Në letër, Mahmuti pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbahen në paraburgim prej pesë vjetësh e tetë muajsh “padrejtësisht”, ndërsa kritikon kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënime prej 45 vjetësh ndaj secilit prej tyre.

Ai argumenton se shtylla kryesore e aktakuzës, që lidhet me pretendimin për “ndërmarrje kriminale të përbashkët”, bie ndesh me jurisprudencën ndërkombëtare.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *