Tkurrja e Popullsisë në Shqipëri: Tendencat Demografike të Alarmit në Evropë Lindore

Shqipëria ka humbur një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve evropiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000.

Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%.


- Advertisement -

Kjo rënie është më e larta në Evropë.

Rënie të fortë ka shënuar edhe vendet tjera të rajonit.

Rënia e popullsisë është shkaktuar nga emigracioni i lartë dhe plakja graduale e popullsisë.

Shqipëria po përballët me njëkohësisht me tri goditje demografike: emigracion të lartë, rënie e lindjeve dhe plakje e shpejtë.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian vijon ta rrisë numrin e banorëve, edhe pse ka më shumë vdekje se lindje.

Popullsia e BE-së u rrit në vitin 2025 në disa vende, ndërsa rëniet më të forta u shënuan në Letoni, Estoni dhe Hungari.

Malta dhe Irlanda janë vendet me rritjen më të fortë në Evropë në periudhën nga viti 2000.

Emigracioni po krijon dy realitete të ndryshme demografike në Evropë.

Vendet pritëse po rrisin popullsinë, ndërsa vendet e origjinës po humbin të rinj, profesionistë dhe familje në moshë aktive.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *