Britney Spears ka reaguar pas kritikave që mori pasi u filmua duke nxjerrë pjesën e sipërme të trupit nga çatia panoramike e një veture Mercedes në një autostradë në Los Angeles.
Këngëtarja publikoi një mesazh në Instagram, ku tha se publiku po gjykon vetëm ‘dy sekonda çmendurie’, ndërsa realiteti i jetës së saj është krejtësisht ndryshe. ‘Asgjë nuk është ashtu siç duket’, shkroi ajo.
Fotografitë e publikuara në media e shfaqin Spears duke qëndruar me kokën dhe trupin jashtë automjetit, me krahët e shtrirë, teksa trafiku në autostradë ishte i ngadalësuar.
Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo doli nga çatia panoramike vetëm për pak çaste për të parë trafikun, pasi automjetet ishin të ndaluara.
Britney e bënte këtë edhe kur ishte fëmijë dhe i pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës.
Këngëtarja është në një periudhë të mirë të jetës, ndihet e lumtur dhe nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin apo të rrezikonte askënd.
Mediat amerikane raportojnë se projekti për filmin biografik të Britney Spears po vazhdon.
Skenari i parë do të shkruhet nga Liz Meriwether, kurse regjinë do ta realizojë Jon M.
Chu, me producent Marc Platt.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





