Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës.
Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe jeton në Shqipëri.
Reagimet e tij janë bërë viralë edhe në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe TikTok.
Kim Anpas, njeh po ashtu edhe historinë e UÇK-së.
I riu rrëfeu se si e ka mësuar historinë për Kosovën dhe Ushtrinë Çlirimtare. ‘Edhe në Indonezi ka një organizatë si UÇK-ja.
Unë kur kam dëgjuar për UÇK-në, unë ndihem sikur kam dëgjuar për atë organizatë në Indonezi’, u shpreh ai në Klan Kosova. ‘Unë kam lexuar informacione se si UÇK-ja filloi për të bërë diçka për lirinë dhe pavarësinë’, shtoi i riu nga Indonezia.
Në fund, Kim Anpas ia tha edhe një këngë për UÇK-në: ‘Në ballë të luftës, troje të Dardanisë…
UÇK-UÇK…. zemra e djalërisë.
UÇK-UÇK, zemra e shqiptarisë’, këndoi live enkas për shikuesit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





