Avokati i Thaçit reagon: Gjykata ka konstatuar se UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale për pavarësinë e Kosovës

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetic, ka reaguar përsëri, duke ngritur “alarmin” se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”, duke konstatuar, se për të arritur pavarësinë e Kosovës sipas Gjykatës Ppeciale, UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale.

Duke i reaguar analistit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelecit, i cili tha se e drejta e Kosovës për pavarësi kurrë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në bankën e të akuzuarve, pasi, nëse sillemi kështu, do të na bënte të dukemi keq, Misetic tha se ai ka pjesërisht të drejtë.

Megjithatë, sipas tij, gjykata nuk e shpalli të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi, pasi nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë, por konstatoi se mjetet e përdorura për të arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale.


- Advertisement -

Sipas avokatit mbrojtës, Mišetië, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara, me verdiktin e tij, ka vepruar edhe më keq se prokuroria, duke vendosur se “një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK)” dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *