Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Si dërguar i posaçëm amerikan për Kosovën dhe dëshmitar në procesin gjyqësor, Hill ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka theksuar se ndjehet i zhgënjyer dhe i çuditur nga dënimi prej 81 viteve burg për ish-krerët e UÇK-së.
Në këtë intervistë, ai u ndal edhe te dëshmia e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit, duke thënë: “Reagimi im i parë, me sinqeritet, mund t’ju them, është se është e vështirë të parashikosh se cili do të ishte vendimi.
Kur e dëgjova këtë dënim me 25 vite, u çudita dhe isha shumë i zhgënjyer.
Kisha folur në mbrojtje të zotit Thaçi te Tribunali në Hagë dhe, sipas këndvështrimit tim, ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe po përpiqej të gjente një mënyrë paqësore për luftën.
Kam qenë shumë i zhgënjyer nga lajmi i dënimit.
Sigurisht, ky është një vendim gjykate dhe diplomatët e kanë të kufizuar të flasin.
Duhet të presim avokatët.
Sipas këndvështrimit tim të asaj kohe, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga ç’thonin vetë anëtarët e saj, por ishte ideja që ajo donte të prezantohej si mirëorganizuar.
Ideja se ata ishin të mirëintegruar nga pjesa e poshtme te pjesa e sipërme, ky këndvështrim mua s’më ka bindur asnjëherë.
Gjithsesi, puna ime ishte të gjenim ndonjë mënyrë të gjenim paqe, për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe për të ecur përpara.”, ka përfunduar Hill.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





