Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në 27-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Haradinaj, përmes një postimi, e ka vlerësuar Policinë e Kosovës si një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit, duke thënë se ajo konsiderohet model edhe për vendet e rajonit. “Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se shteti duhet të kujdeset më shumë për pjesëtarët e Policisë, përfshirë përmirësimin e pagave dhe krijimin e kushteve të përshtatshme të punës. “Në 27-vjetorin e themelimit, është e nevojshme të theksohet se shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet, me paga të dinjitetshme dhe me krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë”, është shprehur ai.
Haradinaj ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shërbimin e tyre, ndërsa ka kujtuar me nder policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës. “Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë për shërbimin ndaj Atdheut.
Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





