Thomas Anders falënderon publikun shqiptar pas performancës në Hardh Fest në Rahovec

Thomas Anders, i grupit Modern Talking, ka falënderuar në shqip publikun shqiptar pas performancës spektakolare në Hardh Fest, festivalin e përvitshëm agro-kulturor në Rahovec.

Grupi legjendar performoi para rreth 12 mijë njerëzve në Rahovec, përkatësisht në konakun mes vreshtave, ku performuan edhe yje të skenës vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anders përshkroi përvojën e tij në këtë festival, duke e cilësuar atmosferën si të jashtëzakonshme.


- Advertisement -

Anders falënderoi spektatorët për energjinë e tyre, ndërsa në fund e përmbylli postimin duke thënë ‘Faleminderit, Kosovë!’ në gjuhën shqipe.

Hardh Fest e përmbylli edicionin e këtij viti, i cili zgjati tri ditë në fillim të shtatorit.

Ky festival përqafon dhe promovon kulturën agro-kulturore dhe traditën e vreshtarisë së Rahovecit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *