Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë organizuar sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për të diskutuar për çështjet që preokupojnë veteranët dhe zhvillimet aktuale në lidhje me ta.
Takimi u drejtua nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bashkë me ekipin e tij priti ambasadorin britanik.
Gjatë takimit u trajtuan çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me pozitën dhe të drejtat e tyre.
U theksua gjithashtu rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të miqësisë dhe partneritetit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së vlerësuan mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. “Takimet e këtilla janë të rëndësishme për të transmetuar drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë tek miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





