Rama Thirrje për Durim në Mes të Protestave të Dhunshme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune, duke kundërshtuar çdo ide për të bërë lëshime në këmbim të qetësisë.

Në reagimin e tij këtë mëngjes, Rama theksoi se përparimi i Shqipërisë dhe i Tiranës është rezultat i punës së palodhur dhe jo i rastësisë.

Ai shprehu se përkulja përballë dhunës mund të sjellë pasoja afatgjata dhe është i bindur se vendi do ta kalojë këtë situatë më i fortë. “Mos harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu, e kemi sjellë Tiranën deri këtu, dhe këtë nuk e ka sjellë as koha, nuk e kanë sjellë as rrethanat apo rastësia.


- Advertisement -

Këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse për të ecur përpara.

Dhe kush thotë ‘le të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi’, gabon.

Gabon, sepse të përkulesh përballë dhunës për pak qetësi, do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë.

Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pak qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjë.

Motra dhe vëllezër, durim!

Durim, se edhe kjo do të kalojë!

Durim, se pasi kjo të kalojë do të dalim, siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë dhe më të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara,” tha Rama.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *