Bashkimi Evropian mirëpret miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave në Kosovë

Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pozitivisht pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave nga Kuvendi i Kosovës.

Në njoftimin e BE-së theksohet se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). “Me miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, shprehet ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. “Ky është një lajm i mirë!

Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *