Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë filluar marshimin e tyre nga Rruga e Dibrës drejt Ministrisë së Arsimit.
Sot shënohet dita e katërt e protestës, në të cilën merrnin pjesë studentë dhe gjimnazistë, të cilët po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në tre ditët e para të protestës, janë regjistruar përplasje të rënda me policinë dhe incidente të dhunshme.
Studentët kanë hedhur sende të forta dhe kanë tentuar të vënë zjarrin në disa institucione publike, ndërsa biznese private janë shënjestruar gjithashtu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





