Sfilata e H&M në Javën e Modës në Londër u ndërpre të enjten në mbrëmje, pasi protestues të PETA-s u futën në pasarelë gjatë prezantimit të bashkëpunimit të markës me Nick Knight dhe ShowStudio.
Mes të ftuarve në rreshtin e parë ishte edhe Cruz Beckham.
Para nisjes së sfilatës, protestuesit ishin pozicionuar jashtë eventit me gjak të rremë në fytyrë dhe pankarta kundër përdorimit të leshit.
Gjatë shfaqjes, tre aktivistë u futën në pasarelë duke mbajtur pankarta, ndërsa të ftuarit ndoqën situatën nga vendet e tyre, shkruan DailyMail.
Protestuesit u larguan nga pasarela pasi sigurimi u kërkoi të dilnin jashtë.
Aksioni është pjesë e fushatës së PETA-s kundër përdorimit të leshit nga H&M, pas një hetimi të organizatës mbi një fermë leshi në Afrikën e Jugut të lidhur me zinxhirin e furnizimit të kompanisë.
Cruz Beckham ishte ndër të ftuarit që morën pjesë në event dhe u fotografua para nisjes së shfaqjes, i veshur me një pallto gri dhe bluzë të kuqe.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





