Midis peizazheve të gjelbra të veriut dhe ujërave që rrjedhin drejt Adriatikut, lumi Buna mbetet një prej pasurive më të veçanta natyrore të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me pamje nga lumi Buna, duke vënë në fokus bukuritë natyrore të një prej zonave më të veçanta të veriut të Shqipërisë.
Pamjet sjellin peizazhin e Bunës dhe natyrën përreth saj, duke përcjellë qetësinë dhe bukurinë e kësaj zone, e cila ndërthur lumin, gjelbërimin dhe peizazhin karakteristik të Shkodrës.
Buna, që lidh liqenin e Shkodrës me detin Adriatik, përbën një pasuri të rëndësishme natyrore dhe një hapësirë me potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe aktiviteteve të ndryshme përgjatë lumit.
Lumi Buna është një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.
Si pjesë e zonës Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë, ai përfaqëson një thesar të biodiversitetit, me habitate të pasura për qindra lloje shpendësh, peshqish dhe bimësh.
Në këtë lumë zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me varkë, në sporte ujore si vozitje me kanoe në segmente të caktuara të lumit, etj/at Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





