Gjatë katër ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, 156 qytetarë kanë raportuar lëndime, përfshirë 97 efektivë policie, 45 protestues dhe 12 kalimtarë.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, njoftoi se mes të lënduarve janë edhe katër të mitur.
Ai shprehu urimet e tij për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit dhe dënoi përdorimin e të miturve në akte dhune, duke apeluar që prindërit të mos lejojnë fëmijët e tyre të përfshihen në përplasjet politike.
Sipas Demos, numri i studentëve mes atyre që janë arrestuar dhe proceduar për akte të dhunshme është shumë i vogël.
Ai akuzoi organizatorët për përdorimin e dhunës si një mjet në luftën politike dhe theksoi se kjo situatë nuk duhet të dëmtojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





