Gjeneral Kudusi Lama: Gjykata Speciale Nuk Ka Juridiksion në Kosovë

Gjeneral Kudusi Lama ka shprehur bindjen se Gjykata Speciale nuk duhet të ketë më juridiksion në Kosovë, duke kërkuar që ajo të shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga ai që e ka themeluar. “Ajo gjykatë nuk guxon të hyjë në Kosovë as në troje shqiptare.

Asnjë hetues, asnjë prokuror, asnjë gjykatës i asaj gjykate nuk guxon më.

Këtë duhet ta marrë ky dhe ajo gjykatë shpallet e paligjshme dhe e pavlefshme nga ai që e ka themeluar”, tha Lama.


- Advertisement -

Ai theksoi se populli ka të drejtë të vendosë për fatin e tij: “Populli i ka zgjedhur dhe i ka vendosur nëpër funksione dhe Kosova është çliruar pikërisht që vendimet në jetën e lirë t’i marrë populli dhe vendimin e ka marrë populli ashtu si e ka marrë dhe le të vazhdojë populli me interesat e veta siç i ka.

Unë nuk ndërhyj në këtë pjesë”.

Në përfundim, ai shtoi: “Kjo është për mua pjesë që është jashtë vëzhgimit dhe analizës time, sepse nuk merrem me këto analiza të përditshme, ama unë po flas, po të jem unë ai vendimmarrësi, ajo gjykatë duhet të shkojë në gjyq”.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *