Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar sezoni i ri i ngrohjes në kryeqytet.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve për zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit.
Në një postim të tij, Rama ka bërë të ditur se gjatë një takimi me ekipin e Termokos është diskutuar për hapat e ardhshëm, me qëllim që shërbimi i ngrohjes të arrijë sa më shumë qytetarë.
Sipas tij, nga gjithsej 25 mijë pika të furnizimit, 17 mijë tashmë janë të pajisura me matës.
Ai theksoi se procesi i pajisjes me matës duhet të vazhdojë, përveç punës për realizimin e projektit “Solar for Kosovo”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





