Protesta për UÇK-në: Thirrjet për Drejtësi dhe Bashkim në Prishtinë

Nasim Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në protestën e organizuar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës për bashkim. “Ju 100 deputetët që jeni atje, ju thërrasim për bashkim, bashkim, bashkim”, theksoi Haradinaj.

Ai gjithashtu iu drejtua komunitetit ndërkombëtar, duke shprehur shqetësimin se besimi i qytetarëve të Kosovës është dëmtuar. “Ndërkombëtarëve që u besuam, na keni tradhtuar.

Kthejani besimin, se do t’ju bie keq ju dhe neve.


- Advertisement -

Nga këtu ju thërras, ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbulim të krimeve, sepse shumë të tjerë po tentojnë ta keqpërdorin”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se nuk pranon që krimet e luftës në Kosovë të paraqiten si raste individuale. “Ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale.

Nuk pranojmë të ofendohen 400 masakra, nuk pranojmë të ofendohen fëmijët tanë, gjaku ynë”, tha ai.

Në fund të fjalimit, Haradinaj e përmbylli me thirrjen: “Rroftë UÇK-ja!”.

Në protestën me moton “Jo në emrin tim”, mbajtur në sheshin e Prishtinës, fjalim mbajti edhe Lavdie Gradica, vajza e Dr.

Lec Gradica, mjekut të rënë në luftë.

Ajo foli për angazhimin e babait të saj si mjek gjatë luftës dhe theksoi se, edhe pas kaq viteve, ende po luftojmë për të dëshmuar se bijtë dhe bijat e kësaj toke janë të pafajshëm. “Babai im ishte mjek në luftë.

Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij”, tha ajo.

Gradica gjithashtu u shpreh se, pavarësisht humbjeve të mëdha që ka kaluar familja e saj, është rritur me krenarinë se babai i saj zgjodhi të ishte atje ku Kosova kishte më së shumti nevojë.

Ajo theksoi se kërkesa e familjeve të dëshmorëve nuk është për privilegj, por për drejtësi: “Ne nuk kërkojmë privilegj.

Ne kërkojmë drejtësi.

Në emër të dëshmorëve, për familjet tona dhe për ju që sot prisni drejtësinë në Hagë.

Duam drejtësi për çlirimtarët!” Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, gjithashtu mbajti një fjalim, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ngriti pikëpyetje rreth besueshmërisë së dosjeve të Serbisë në krahasim me dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë.

Ismail Tasholli nga platforma “Liria Ka Emër” përmendi se protesta nuk është organizuar për parti politike, por për UÇK-në dhe ndihmën ndaj ish-krerëve të saj. “Jemi mbledhur këtu për ju, për UÇK-në, sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike”, tha Tasholli.

Protesta nisi me mijëra qytetarë të pranishëm, duke brohoritur “UÇK, UÇK”, dhe me intonimin e himnit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke treguar mbështetje të fortë për çështjen e drejtësisë dhe të kaluarës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *