Protesta e organizuar nga platforma “Liria ka emër” ka përfunduar në Prishtinë, ku qytetarët janë mobilizuar për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katërshen e UÇK-së: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Gjatë protestës, janë bërë thirrje të fuqishme për drejtësi, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën në duar mbishkrime të ndryshme që shprehnin mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova morën pjesë në këtë protestë, duke bërë thirrje edhe për institucioneve që të ndërmarrin hapa për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





