Djemtë dhe vajzat e dëshmorëve të UÇK-së kanë marrë lejen nga Policia e Kosovës për të hyrë në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Atje, ata kanë dorëzuar një uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe një dosje me materiale që lidhen me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas organizatorëve, dosjet e dorëzuara përfshijnë emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, së bashku me propozimet për ndryshimet e kërkuara në ligj.
Kjo nismë vjen në një kohë kur në Kuvend është rikthyer në diskutim ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një projektligj për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





